Mbi 50 plumba në atentatin e Fushë-Krujës, kush ishte objektivi dhe shkaku i masakrës me tre të vrarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 50 plumba në atentatin e Fushë-Krujës, kush ishte objektivi dhe shkaku i masakrës me tre të vrarë

    Insajderi
    17 July 2022 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hakmarrja dyshohet se ka qenë shkak i atentatit të sotëm (17 korrik) me 3 viktima në mbikalimin e Fushë-Krujës.

    Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, 30 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e stome.

    Vata u gjet i vrarë jashtë makinës në tentativë për tu larguar, ndërsa dy viktimat e tjera u gjetën të shkrumbuar pasi makina shpërtheu në flakë. Ishin të afërmit e Diklen Vatës që konfirmuan se 30-vjeçari ndodhej në makinë me Martinaj dhe Hoxhë, por do të jetë AND-ja që do të vërtetojë identitetin.

    Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.

    Më 20 dhjetor 2020, policia arrestoi Nikoll Sherrniku, asokohe 21 vjeç si autor të dyshuar të vrasjes së Xhuliano Prelës, ndërsa Brilant Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtare.

    Vrasja ndodhi pas një konflikti të çastit më 5 dhjetor 2020 për motive të dobëta.

    Gjithashtu dyshohet se Brilant Martinaj është gjithashtu autor i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor të vitit 2021. Xhelal Reçi mbeti viktimë, pasi u qëllua me armë pranë biznesit të tij në Laç. 60-vjeçari ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat 2 vite më parë.

    Për asnjë nga ngjarjet nuk ka pasur prova për Brilant Martinajn.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark