Mbi 6 mijë emigrantë shpëtohen në brigjet e Italisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mbi 6 mijë emigrantë shpëtohen në brigjet e Italisë

    Insajderi
    17 April 2017 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si rrjedhojë e operacioneve të kërkim shpëtimit në detin Mesdhe, roja bregdetare italiane ka mundur të shpëtojë mbi 6 mijë emigrantë vetëm në 3 ditët e fundit.

    Njoftimi është bërë publik përmes një deklarate me shkrim nga autoritetet e rojës bregdetare.

    Autoritetet kanë thënë se si rrjedhojë e operacioneve humanitare në Mesdhe, mbi 6 mijë emigrantë janë shpëtuar në tri ditët e fundit. Ata kanë vënë në dukje se në këto operacione kanë marrë pjesë edhe disa organizata joqeveritare.

    Stacioni për Ndihmë ndaj Emigrantëve në Det të Hapur (MOAS) ditën e diel, përmes një deklarate në Twitter, ka thënë se në 24 orët e fundit ata kanë asistuar në shpëtimin e qindra emigrantëve në 11 gomone të ndryshme.

    MOAS ka thënë se të paktën 7 emigrantë janë mbytur, ndërsa ka theksuar se në mesin e tyre ishte dhe një fëmijë 8-vjeçar. MOAS ka thënë gjithashtu se ka shpërndarë 1 mijë jelekë shpëtimi për emigrantët të cilët ndodhen në gomonet e trafikantëve të qenieve njerëzore, në pritje për të kaluar në ato të rojës bregdetare, , raporton Anadolu Agency.

    Mediet vendase thonë se emigrantët vijnë kryesisht nga vende të ndryshme të Afrikës, Siria, Pakistani, Bangladeshi dhe vende të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark