Mbi 600 ditë në grevë, AKP nuk ka kohë për punëtorët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 600 ditë në grevë, AKP nuk ka kohë për punëtorët

    Insajderi
    04 February 2016 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protesta e sotme e ish punëtorëve të Fabrikës së Gypave IMK në Ferizaj, para zyrave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për të kërkuar atë që me grevë para Qeverisë së Kosovës janë duke e kërkuar më shumë se 600 ditë, nuk ka dhënë efekt.

    Atyre u është thënë se AKP-ja ka qenë tepër e zënë me punë të tjera për t’u marrë me çështjen e ish punëtorëve të Fabrikës së Gypave.

    “Kryesuesi i njoftoi përfaqësuesit e ish-punëtorëve që Bordi i Drejtorëve për shkak të kohës mjaft të shkurtër dhe agjendës së ngjeshur nuk ka arrit ende të trajtoj këtë çështje, mirëpo është në proces të njoftimit me rastin dhe se do ta trajtoj me prioritet”, thuhet në njoftimin për media të AKP-së.

    Sipas kësaj komunikate, kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së Petrit Gashi i cili ka ardhur në këtë post në mes të dhjetorit të vitit të kaluar dhe anëtari i Bordit, Ismail Januzaj, u kanë premtuar ish-punëtorëve se posa të gjejnë kohë do të merren me këtë problem.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark