Mbi 7-8 të rinj përfshihen në një rrahje në Ferizaj, Insajderi sjell pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbi 7-8 të rinj përfshihen në një rrahje në Ferizaj, Insajderi sjell pamjet

    Insajderi
    07 August 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup të rinjsh janë parë duke u rrahur sonte në Ferizaj. Më konkretisht tek qendra “Village”.

    Siç shihet edhe nga pamjet rrahjet kanë ndodhur grupe e grupe.

    Lexues të Insajderit kanë thënë se dy nga të rinjtë kanë qenë nga qyteti i Suharekës derisa dikush është dëgjuar duke thënë “ Hajdeni edhe njëherë Ferizaj guxofshi”.

    Insajderi ju sjell pamjet:

    Për rastin Insajderi ka kontaktuar edhe policinë në Ferizaj për të parë nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim, të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

    Ndërkohë, një rrahje ka ndodhur mbrëmë në magjistrale Prishtinë-Ferizaj në lagjen Veternik. Aty rrahja dyshohet se ndodhi për shkak parkingut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark