Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi për gjashtë muaj ka harxhuar afro 7 mijë euro për derivate. Nga shtatori i 2022 e deri në shkurt të këtij viti ministri në dy veturat e tij zyrtare ka shpenzuar një sasi të konsiderueshme të derivateve, shkruan Insajderi.
Në bazë të shifrave të siguruara nga Gazeta Insajderi përmes qasjes në dokumente publike ministri Elbert Krasniqi në periudhën shtator, tetor nëntor dhe dhjetor ka shpenzuar 4 mijë e 980 euro në deriavte.
Ndërsa në muajin janar dhe shkurt të këtij viti në dy veturat e tij ministri ka shpenzuar 2 mijë e 670 euro.
Kujtojmë se në vitin 2021 Elbert Krasniqi me tu bërë ministër kishte premtuar se do t’i publikojë shpenzimet javore të kabinetit të tij, premtim të cilin e mbajti vetëm në ditët e para të punës së tij.