Mbi 7 mijë votues në Prishtinë nuk e votuan Vjosa Osmanin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Mbi 7 mijë votues në Prishtinë nuk e votuan Vjosa Osmanin

    Insajderi
    09 October 2019 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista e 10 kandidatëve më të votuar të LDK-së në Prishtinë, e bënë Vjosa Osmanin më të votuarën në këtë parti në kryeqytet. Por, ajo në krahasim me zgjedhjet e kaluara ka humbur mbi 7 mijë vota nga qytetarët, shkruan Gazeta Insajderi.

    LDK-ja ka marrë 32.636 vota në Prishtinë ndërsa kandidatja për kryeministre e partisë, Vjosa Osmani, ka marrë 25.869 vota.

    Pas saj është Lumir Abdixhiku, i cili në listë mbante numrin 4, e në Prishtinë është votuar nga 10.035 qytetarë.

    I treti më i votuar është anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, i cili në listë ishte menjëherë pas Osmanit. Shala ka marrë 7.991 vota në kryeqytet.

    Pas tij vjen Avdullah Hoti me 5.510 vota dhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

    Zëdhënësi i LDK-së, njëherësh anëtari i kryesisë e kryetar i degës së katërt të LDK-së, Besian Mustafa, ka marrë 5.511 vota. Ai ka garuar për herë të parë për deputet.

    Pas Mustafës, renditet deputet i shumë legjislaturave, Anton Quni, të cilin e kanë votuar 4.463 qytetarë në Prishtinë.

    I teti në listën e më të votuarve të LDK-së është ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, i cili është kryetar i degës së parë të LDK-së. Beqiri ka marrë 3.082 vota.

    Dhjetëshen e LDK-së në kryeqytet e përmbyllin kandidati Florian Dushi me 2.367 vota dhe ish-deputetja e legjislaturës së kaluar, Doruntinë Maloku me 2.214 vota.

    LDK ka fituar 32.50 për qind të votave në Prishtinën që e ka udhëhequr për 13 vjet, ndërsa e para ka dalë LVV me 37.23 për qind.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark