Mbi 80 mijë euro të shpenzuara për ceremoninë e inaugurimit të Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 80 mijë euro të shpenzuara për ceremoninë e inaugurimit të Thaçit

    Insajderi
    26 May 2016 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ceremonia e inaugurimit të Presidentit Thaçi, në të cilën morën pjesë qindra persona nga vende të ndryshme të botës, i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 82 mijë euro.

    Thaçi kishte vendosur që ceremonia të mbahej në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ndërsa një gjë e tillë ka ndodhur për herë të parë në Kosovë.

    Shpenzimet e bëra për organizimin e ceremonisë do të paguhen nga tri institucione: presidenca, Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

    Të dhënat janë siguruar nga kërkesa për qasje në dokumente publike të cilën e ka bërë portali Telegrafi.  Këto shpenzime që ende nuk janë paguar tërësisht, u bënë kryesisht për shërbime hoteliere, akomodim të mysafirëve, dreka zyrtare dhe pije, shpenzime për filharmoninë, shpenzime për logjistikën, për skenën dhe dekorimin e saj, pastaj për zërimin dhe shërbimet e tjera rreth manifestimit, si dhe për dekorimin e qytetit me flamuj dhe billboarde.

    Këshilltarët e presidentit patën njoftuar se për cermoninë e inaugurimit kanë qenë të ftuar rreth 1200 persona.

    Në ceremoni ka parakaluar edhe Garda e Nderit e Forcave të Sigurisë së Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark