"Mbi 80%" - Rama thotë se kanë thyer rekord në realizimin e buxhetit sivjet, përkundër bllokadave nga qeveria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbi 80%” – Rama thotë se kanë thyer rekord në realizimin e buxhetit sivjet, përkundër bllokadave nga qeveria

    Insajderi
    09 January 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se viti 2024 për kryeqytetin ishte një vit shumë intensiv dhe me shumë sfida, por edhe me projekte të mëdha që janë kryer nga komuna.

    Ai ka thënë se komuna e Prishtinës ka thyer rekord në realizimin e buxhetit këtë vit – mbi 80%.

    “Sfida kryesore është edhe aspekti që kemi me qenë endacak. Kryeqyteti vetëm ka adresuar këtë problematik duke stimuluar adoptimin. Deri tani kemi dhënë për adoptim 600 qenë endacak, dhe janë kërkesa edhe për 1000. Uroj që viti ri të jetë bashkëpunues”, tha Rama gjatë prezantimit  “Sukseset dhe Sfidat e Kryeqytetit në 2024 dhe Planet për 2025”.

    Mirëpo, sipas kryetarit, disa projekte po mbesin pa u funksionalizuar në mungesë të përkrahjes nga qeveria.

    “Çështja tjetër e cila ka qenë sfidë edhe vazhdon është unaza e kryeqytetit, jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Kosovën duke marrë parasysh edhe projektin e Lojërave Mesdhetare. Projekti është i gatshëm dhe vazhdon të qëndroj si një projekt i pa përkrahur nga qeveria përkundër që ka 40 për qind të buxhetit. Kosova është e varur nga buxheti 49 për qind vjen nga Prishtina”, tha ai.

    Ai ka thënë se edhe projekti i spitalit të kryeqytetit është i gatshëm, por që i njëjti projekt nuk i është dorëzuar komunës edhe pas kërkesave që janë bërë në Ministri.

    “Çështja tjetër është nënkalimi Agim Ramdani i cili nga marsi është projekt i përfunduar, kërkesa për të filluar punimet ende nuk është miratuar. Çështja e ishullit urban, jemi bllokuar nga institucionet që qendrore. Qeveria i bllokon 30 mijë banorë të kryeqytetit. Projekti i spitalit të kryeqyteti është i gatshëm, i njëjti projekt nuk na është dorëzuar për t’u realizuar edhe pas kërkesave që kemi bërë në Ministri. Neve nuk na jepet një projekt”, tha Rama.

    Ai ka thënë se përveç këtyre sfidave, që sipas tij janë të pakuptueshme, komuna e Prishtinës ka shënuar histori në realizmin e buxhetit me mbi 80 për qind.

    Ai me këtë rast ka përmendur edhe projektet që janë përfunduar gjatë vitit 2024.

    “Kemi lajme të shkëlqyera. Kemi thyer rekorde këtë vit në realizmin e buxhetit, ka pasur rritje të realizmit të buxhetit vit pas viti. Në vitin 2024 ka pasur realizim historik të buxhetit mbi 80 për qind”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark