Mbi 9 për qind ndërmarrje u regjistruan këtë vit, krahasuar me vitin paraprak – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbi 9 për qind ndërmarrje u regjistruan këtë vit, krahasuar me vitin paraprak

    Insajderi
    27 January 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në tremujorin e katërt të vitit 2022, janë regjistruar 2.636 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2022) ka një rënie për 3.15% të ndërmarrjeve të regjistruara.

    Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2021) ka një rritje për 9.10 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara.

    “Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 645 ndërmarrje të regjistruara (24.5%); Ndërtimtaria me 322 ndërmarrje të regjistruara (12.2%); Prodhimi me 262 ndërmarrje të regjistruara (9.9%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 254 ndërmarrje të regjistruara (9.6%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 232 ndërmarrje të regjistruara (8.8%)”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2022.

    Në TM4 2022, gjithsej janë regjistruar 2.636 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2022) ka një rënie për 3.15% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2021) ka një rritje për 9.10% të ndërmarrjeve të regjistruara.

    Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 645 ndërmarrje të regjistruara (24.5%); Ndërtimtaria me 322 ndërmarrje të regjistruara (12.2%); Prodhimi me 262 ndërmarrje të regjistruara (9.9%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 254 ndërmarrje të regjistruara (9.6%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 232 ndërmarrje të regjistruara (8.8%), etj.

    Ndërkaq, sipas kategorisë së të punësuarve në ndërmarrjet e regjistruara në këtë tremujor, del se: në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 543 ndërmarrje të regjistruara (96.5%); me 5 deri 9 të punësuar janë 59 sosh (2.2%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 22 ndërmarrje të regjistruara (0.8%); me 20 deri 249 të punësuar janë 12 ndërmarrje të regjistruara (0.5%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruar në këtë tremujor.

    Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 809 ndërmarrje të regjistruara (30.7%); Ferizaj me 233 ndërmarrje të regjistruara (8.8%); Prizreni me 178 ndërmarrje të regjistruara (6.8%); Peja 142 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Gjilani me 130 ndërmarrje të regjistruara (4.9%); dhe Gjakova me 113 ndërmarrje të regjistruara (4.3%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark