Mbi 90 mijë votues të regjistruar nga diaspora - KQZ njofton se ka përfunduar periudha e regjistrimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 90 mijë votues të regjistruar nga diaspora – KQZ njofton se ka përfunduar periudha e regjistrimit

    Insajderi
    27 December 2024 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka përfunduar, shkruan Insajderi.

    Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është: 90,860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është: 18,244.

    “Ju njoftoj se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte dhe do të bëjmë përpjekje që në një kohë sa më të shpejtë të kemi një raport përfundimtar për numrin e shtetasve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, të ndarë sipas mënyrës së votimit dhe sipas shteteve“, thuhet në njoftim.

    Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt dhe kjo do të jetë hera e parë që do të ketë zgjedhje të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë më 2008.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark