Të paktën 90 persona kanë vdekur dhe mbi 120 të tjerë janë lënduar kur një tren në Indi doli nga binarët në Uttar Pradesh, në veri të vendit, thanë zyrtarët.
Aksidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 20 nëntorit, në afërsi të qytetit Kanpur.
Punëtorët e shpëtimit kanë përdorur makinerinë e rëndë për të prerë vagonat e dëmtuar të trenit të shpejtë Patna-Indore, me qëllim që të nxjerrin trupat dhe të arrijnë deri tek të mbijetuarit.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi daljen e trenit nga binarët.
Kryeministri Narendra modi tha se ishte “në dhimbje të thellë” nga humbja e jetëve në aksident.
Ministri i hekurudhave. Suresh Prabhu, njoftoi se “masa të ashpra do të ndërmerren kundër atyre që mund të jenë përgjegjës për aksidentin”, shkruan rel.
Aksidente vdekjeprurëse hekurudhore ndodhin pothuaj shpesh në Indi, ku pjesa më e madhe e pajisjeve hekurudhore janë të vjetruara.