Mbi 950 palestinezë të vrarë, 5 tjerë të plagosur dhe mbi 260 mijë të zhvendosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mbi 950 palestinezë të vrarë, 5 tjerë të plagosur dhe mbi 260 mijë të zhvendosur

    Insajderi
    11 October 2023 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se 950 palestinezë janë vrarë, 5 mijë plagosur dhe mbi 260 mijë janë zhvendosur që nga e shtuna.

    Këto shifra ministria palestineze i shpërndau, dhe konfirmoi së në sulmin hakmarrës të Izraelit kanë humbur jetën qindra palestinezë, transmeton Telegrafi.


    “Deri në këtë mëngjes, janë regjistruar 950 vrasje të palestinezëve që nga e shtuna dhe mbi 5 mijë tjerë të plagosur”, u tha në kumtesë të ministrisë.

    Gjithashtu është bërë e ditur nga Kombet e Bashkuara, se kanë regjistruar 263.934 mijë raste të zhvendosjes së banorëve nga Gaza si pasojë e luftimeve të ashpra.

    Ndryshe sot është dita e pestë e luftimeve të ashpra mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite, ku Hamasi kreu një sulm të befasishëm mbi Izraelin gjatë të shtunës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark