Mbi gjysmë ore lojë në finale, Interi i padukshëm – Parisi me epërsi të dyfishtë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mbi gjysmë ore lojë në finale, Interi i padukshëm – Parisi me epërsi të dyfishtë

    Insajderi
    31 May 2025 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në “Allianz Arena” po luhet finalja e madhe e Champions League, ku Interi këtë trofe e ka fituar tri herë, ndërsa PSG-ja do që t’ia bëjë ‘sefte’.

    30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në finale të Championsit. Parisi po vazhdon ta ketë epërsinë prej 2-0 ndaj Interit, ku këta të fundit nuk po arrijnë të krijojnë raste të mira për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve parisiene.

    20’ PSG-ja e ka dyfishuar epërsinë në finale të Champions League ndaj Interit. Për shtatë minuta, parisienët shënuan dy herë, ku golin e dytë e shënoi Doue, teksa të parin, Hakim.

    13’ Gati pas një çereku ore lojë, Parisi ka kaluar në epërsi ndaj Interit. Ishte Hakimi ai që realizoi gol të bukur për t’ia dhënë epërsinë PSG-së dhe për ta zhbllokuar finalen e madhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark