Më shumë se një mijë vetë vdiqën gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet.
Besimtarët myslimanë u përballën me temperatura tepër të larta, që arritën deri në 46 gradë celsius, gjatë pelegrinazhit të këtij muaji në Mekë.
Më shumë se gjysma e të vdekurve ishin nga Egjjipti, sipas zyrtarëve në Kajro.
Arabia Saudite nuk ka komentuar mbi vdekjet gjatë pelegrinazhit.
Një nga pesë shtyllat e Islamit, Haxhi është një detyrë e shenjtë që çdo besimtar mysliman duhet të ndërmarrë të paktën një herë në jetë,
Qeveria e Egjipit njoftoi se 31 pelegrinë të autorizuar vdiqën për shkak të sëmundjeve kronike gjatë pelegrinazhit të këtij viti, por nuk dha shifra zyrtarë për besimtarët e tjerë.
Megjithatë, një zyrtar i qeverisë tha se të paktën 630 egjiptianë të tjerë vdiqën gjatë pelegrinazhit.
Autoritetet saudite penguan pelegrinët e paautorizuar, duke dëbuar dhjetëra mijëra njerëz. Por shumë, kryesisht egjiptianë, mundën të mbërrinin në vendet e shenjta brenda dhe përreth Mekës, disa në këmbë. Ndryshe nga pelegrinët e autorizuar, ata nuk kishin hotele për t’i shpëtuar vapës përvëluese.
Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Associated Press, bilanci i të vdekurve përfshin 165 pelegrinë nga Indonezia, 98 nga India dhe dhjetra nga Jordania, Tunizia, Maroku, Algjeria dhe Malajzia. U njoftua edhe për vdekjen e dy pelegrinëve amerikanë.
Gjatë perudhës së Haxhit këtë vit temperaturat e larta varionin nga 46 në 49 gradë Celcius në Mekë dhe në vendet e shenjta përreth qytetit, sipas të dhënave të shërbimit meteorologjik në Arabinë Saudite.
Sipas të dhënave saudite, më shumë se 1. 83 milionë myslimanë ishin pjesë e pelegrinazhit të këtij viti. /VOA