"Mbi një milion euro i kam pasë para të gatshme para 2011-ës"- I dëmtuari në rastin e "Currit" dhe të tjerëve për fajde flet para gjykatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbi një milion euro i kam pasë para të gatshme para 2011-ës”- I dëmtuari në rastin e “Currit” dhe të tjerëve për fajde flet para gjykatës

    Insajderi
    28 April 2025 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në gjykimin ndaj Ismet Osmanit i njohur me nofkën “Curri” dhe të tjerëve, të akuzuar për fajde dhe detyrim, të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë dëshmoi i dëmtuari Faton Dalladaku, i cili tha se para vitit 2011 kishte mbi 1 milion euro para të gatshme, 30 hektarë tokë, banesa, lokale dhe ishte pronar i Fakultetit të Modës.

    Mbi 1 milion euro kam pas para të gatshme, banesa afër Grandit, shtëpi-zyre në Pejton, kam qenë pronar i biznesit “Western Union”, pronar i Fakultetit të Modës”, tha Dalladaku.

    Në këtë rast, Ismet Osmani-Curri, Sami Nika, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani akuzohen për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ndërkaq, i akuzuari Adil Thaqi ngarkohet me veprën penale “Mashtrimi”.

    Dalladaku tha se ka pasur paluajtshmëri edhe në qytetin e Prizrenit, të cilën e kishte fituar përmes privatizimit.

    SHIH EDHE:

    I dëmtuari shtoi se ka investuar edhe mbi 1.5 milion euro në ndërtimin e Qendrës Kardiale të Kosovës, që tash njihet si Spitali Amerikan.

    Ai përshkroi edhe rastin tjetër gjyqësor që është zhvilluar në të cilin po ashtu kishte cilësinë e të dëmtuarit, ku sipas tij, persona të caktuar i kishin kërkuara para në emër të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, e që paratë e marra do t’i ktheheshin nga fondi “Vendlindja thërret”.

    Dalladaku tha se pas problemeve që kishte pasur me grupe të caktuara, i ishte shkaktuar ankthi, dhimbjet e zemrës e depresioni.

    Për këtë, reagoi mbrojtësja e të akuzuarit Lika, avokatja Kosovare Kelmendi, e cila kërkoi që të mos i lejohet të dëmtuarit Dalladaku që në detaje të tregojë për gjendjen shëndetësore pasi që “nuk është para klerikut fetar për tu rrëfyer”.

    Dëshmia e Dalladakut pritet të vazhdojë edhe në seancën e radhës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark