Mbikëqyrje e shtuar edukative për të miturën që deshi t’i bashkohet ISIS-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbikëqyrje e shtuar edukative për të miturën që deshi t’i bashkohet ISIS-it

    Insajderi
    03 March 2016 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Gjilanit ka vendosur sot se ndaj të miturës S.A, e cila ishte ndalur kur ilegalisht ka tentuar të shkojë në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, do të shtohet mbikëqyrja përmes një organi të kujdestarisë.

    Vitin e kaluar, e mitura A. S. nga Komuna e Vitisë, së bashku me një shoqe të saj  (Q. Z, tani e ndjerë), në vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, janë  kapur në flagrancë duke e kaluar kufirin në mënyrë ilegale, në mënyrë që nga Aeroporti i Shkupit me aeroplan të udhëtojnë për në Republikën e Turqisë dhe pastaj të vazhdojnë rrugën për në Siri, me qëllim që të i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS, njofton gjykata.

    “Me këtë ajo ka kryer veprat penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143  paragrafi 2, lidhur me veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare nga neni 146 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,” thuhet në vendimin e gjykatës./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark