Mbledhja e dy qeverive: Mariq s’e nënshkroi marrëveshjen me Shqipërinë  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e dy qeverive: Mariq s’e nënshkroi marrëveshjen me Shqipërinë 

    Insajderi
    05 June 2016 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënshkruan shtatë marrëveshje në mbledhjen e tretë mes dy qeverive shqiptare. Të dy kabinetet që bashkë kanë 42 ministra, nga të cilët 33 janë burra dhe vetëm 9 gra ishin të pranishëm në takim.

    Por në takim nuk ishte një ministër që kishte për detyrë të nënshkruaj një marrëveshje që po arrihej mes palëve, njofton Tribuna.

    Ishte, ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, ai që e nuk vuri firmën në Marrëveshjen e Partneritetit për Bashkëpunim Ndër-Kufitar ndërmjet dy shteteve.

    Edhe pse të gjitha marrëveshjet u nënshkruan në nivel ministrash, në emër të Ministrisë së Pushtetit Lokal, marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri Bajram Gecaj.

    Por Gecaj nuk ka pranuar të flasë për mos-nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e ministrit Mariq. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark