Nesër Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e radhës, të përbashkët.
Mbledhja do të mbahet në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e cila sipas disa fotografive të postuar nga kryeministri Isa Mustafa, shihet të jetë rregulluar në stilin e zakonshëm, një tavolinë e rrumbullakët.
“Kosova dhe Shqipëria po ecin drejt ardhmërisë evropiane. Nesër do të bëjmë edhe një hap të përbashkët”, ka shkruar Mustafa.
Mbledhjet e përbashkëta të Qeverisë janë mbajtur në vitin 2014 në Prizren ndërsa vitin e kaluar janë mbajtur në Shqipëri.