Mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë më 27 nëntor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë më 27 nëntor

    Insajderi
    25 November 2022 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

    Në këtë mbledhje, deputetëve do t’iu adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

    Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit, Albin Kurti.

    Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

    Në shënim të këtij përvjetori, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark