Mblidhet Komiteti Ushtarak i NATO-s, diskutohet edhe për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mblidhet Komiteti Ushtarak i NATO-s, diskutohet edhe për Kosovën

    Insajderi
    18 January 2023 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s, Komiteti Ushtarak, do të takohet mblidhet sot dhe nesër (18-19 janar 2023), në Bruksel ku ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe për situatën në Kosovës, sigurinë dhe misionin e KFOR-it.

    Admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak, do të kryesojë takimin, në të cilin do të marrin pjesë shefat e mbrojtjes aleate dhe homologët e tyre nga Finlanda dhe Suedia të ftuar.

    “Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR) – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, Komiteti Ushtarak do të diskutojë më pas misionin jo luftarak dhe të ngritjes së kapaciteteve të NATO-s në Irak me partnerët e tyre operacionalë Suedinë, Finlandën dhe Australinë.

    Shefat e Mbrojtjes do të diskutojnë përpjekjet e vazhdueshme të misionit për të ndihmuar Irakun në promovimin e stabilitetit më të madh, ndërtimin e institucioneve të tij të sigurisë dhe mbrojtjes dhe çrrënjosjen e terrorizmit.

    Në sesionin përfundimtar, Komiteti Ushtarak do të diskutojë mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Ukrainën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark