Mblidhet KQZ-ja, këto janë pikat e rendit të ditës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet KQZ-ja, këto janë pikat e rendit të ditës

    Insajderi
    27 May 2025 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30.

    Në rendin e saj të ditës do të jenë disa pika, në mesin e të cilave edhe marrja e vendimit për pagesën e stafit të angazhuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Këto janë të gjitha pikat e ditës:

    Shqyrtimi dhe miratimi i draft– projektit për organizimin e punëtorisë pas-zgjedhore në bashkëpunim me komisionin e Venecias.

    Këshilli për Operacione Zgjedhore.

    Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për marrjen e vendimit për pagesën e stafit të angazhuar në Qendra të Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare për Zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 09.02.2025.

    Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për asgjësimin e materialit zgjedhor 2025

    Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të Rregullores Zgjedhore Nr. 10/2024

    Fletëvotimet dhe Broshurat.

    Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të Rregullores Zgjedhore Nr.03/2024 Krijimi,

    Konfirmimi dhe Kundërshtimi i listës së votuesve.

    Këshilli për Çështje Ligjore.

    Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në Fushë Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark