×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet Kryesia, pritet vendimi për seancën e Tony Blairit

    Insajderi
    06 June 2024 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

    Aty sot mes tjerash pritet edhe të caktohet dhe data për seancën solemne në të cilën ish-kryeministri britanik Tony Blair do t’u drejtohet deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

    Rendi i ditës

    1. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    1. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:
    1. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

    III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

    1. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.
    1. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Pyetjet parlamentare,
    4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    5. Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
    6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
    14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
    15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
    16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
    17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
    18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
    19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,
    20. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
    21. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
    22. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
    23. Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    24. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    25. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    26. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare.
    1. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark