Në fabrikën e teknikës së bardhë “Slloboda” në Çaçak, mbrëmë ka pasur edhe një shpërthim, lajmëron televizioni serb RTS.
Sipas informatave, mbrëmë rreth orës 21 është ndier një shpërthim në hapësirat e depos i cili është djegur natën në mes të enjtes dhe të premtes.
Mbi fabrikë, të cilën e ka rrethuar policia shihet një tym i madh.
Punëtorët e “Sllobodës”, të cilët sot në mëngjes kanë shkuar në punë, janë kthyer nëpër shtëpi pas fabrika e kishte ndërprerë punën.
Në fabrikën “Slloboda” në Çaçak, natën në mes të enjtes dhe premtes ka pasur një sërë shpërthimesh dhe zjarr të madh, mirëpo, sipas autoriteteve, askush nuk është lënduar./Insajderi.org.