Drejtori i Emergjencave në kryeqytet, Lulzim Fushtica është deklaruar lidhur me rastin ku kanë humbur jeta tre persona si pasojë e rënies me veturë në Liqenin e Badovcit.
Fushtica përmes një postimi në Facebook deklaroi se mbrëmë “u trondit qyteti i Prishtinës”.
“Ngushëllimet tona më të thella familjeve të të rinjve që humbën jetën. Bashkë ndajmë dhembjen e tyre”, tha Fushtica.
“Në këto momente të dhimbshme, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Zjarrfikësit e Kryeqytetit, Policinë e Kosovës, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca dhe në veçanti Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional gjatë operacionit të shpëtimit”, theksoi ai.