Youssuf Fofana pritet të jetë futbollist i ri i Milanit.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, mesfushori francez ka rënë dakord për kushtet personale me kuqezinjët.
Ai ka pranuar propozimin e drejtuesve dhe dëshiron të luaj vetëm për skuadrën e Milanit.
Skuadra italiane tashmë do të negociojë me Monacon, e cila tashmë ka refuzuar propozimin prej 30 milion euro nga Nottingham Forest.
Fofana ishte pjesë e Francës në Kampionatin Evropian, ku mbrëmë u eliminua nga Spanja në gjysëmfinale.