Mbrëmë u raportua për rritjen e tatimit në pagë, sot Kurti e Murati në konferencë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbrëmë u raportua për rritjen e tatimit në pagë, sot Kurti e Murati në konferencë

    Insajderi
    12 April 2022 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është raportuar se Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore. Në Koncept-dokumentin e përgatitur nga Ministria e Financave, janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë.

    Nëse dikush që ka pagën 700 euro bruto aktualisht paguan 70 euro tatim në pagë, nëse miratohet kjo nismë e Qeverisë Kurti atëherë do të paguajë 105 euro tatim në pagë.

    Deklarohet deputeti që e ndërroi mbiemrin: E hoqa prefiksin turk, në marrë…
    Kjo i bie që deri më tash ka marrë 630 neto. Kurse me këto ndryshime do të marrë vetëm 595 euro pagë.

    Në këtë situatë është njoftuar që Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media sot në orën 09:00 në ndërtesën e Qeverisë.

    Në njoftim nuk janë dhënë detaje mbi temën e diskutimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark