Një nënshtetas i Bullgarisë është rrahur në orët e vona të së hënës në Prishtinë.
I dyshuari është dërguar në Emergjencën e QKUK-së, teksa rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor. Këto i ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë nga Emergjenca e QKUK-së, rreth orës 23:20 kemi pranuar informatën për një person (shtetas të huaj) të lënduar. Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit, i cili është cilësuar lëndim i rëndë trupor”, i ka thënë Ahmeti Insajderit.
Mediumi merr vesh se i dyshuari ka pasur nënshtetësi bullgare. /Insajderi.org/