​Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi në Kiev pavarësisht paralajmërimit të Putinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi në Kiev pavarësisht paralajmërimit të Putinit

    Insajderi
    06 June 2022 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbretëria e Bashkuar po dërgon raketat e saj të para me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, pavarësisht një paralajmërimi nga presidenti rus, Vladimir Putin, kur tha se sulmet ndaj Ukrainës do të rriteshin nëse vendet perëndimore vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armë me rreze të gjatë.

    Njoftimi i Mbretërisë së Bashkuar vjen një javë pasi ShBA tha se po furnizonte gjithashtu një sistem raketash në Ukrainë, raporton BBC.

    Njoftimi i Mbretërisë së Bashkuar vjen një javë pasi ShBA tha se po furnizonte gjithashtu një sistem raketash në Ukrainë.

    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ushtria ukrainase do të stërvitet se si të përdorë sistemet raketore me shumë lëshime M270 në javët e ardhshme.

    Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar po furnizonte trupat ukrainase me “armë jetike që u duhen për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi i paprovokuar.

    “Ndërsa taktikat e Rusisë ndryshojnë, po ashtu duhet edhe mbështetja jonë për Ukrainën,” shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark