
Mbreti Charles dhe Mbreteresha Camilla do të bënin një vizitë zyrtare shtetërore në Vatikan, por i shtynë planet e tyre pasi mjekët i dhanë Franceskut dy muaj pushim.
Papa Françesku pati një takim të paparalajmëruar më parë në Vatikan të mërkurën pasdite me Mbretin e Britanisë Charles dhe Mbretëreshën Camilla, gjatë vizitës së tyre shtetërore në Itali, njoftuan Pallati Buckingham dhe Vatikani.
Charles dhe Camilla do të bënin një vizitë zyrtare shtetërore në Vatikan, por i shtynë planet e tyre pasi mjekët i dhanë Françeskut dy muaj pushim pasi Papa përjetoi një periudhë të rëndë të pneumonisë së dyfishtë, njofton The Jerusalem Post.
Papa u takua privatisht me çiftin mbretëror dhe i ofroi urimet më të mira për përvjetorin e tyre të 20-të të martesës, të cilin ata e festuan të mërkurën, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.
Historia e Britanisë me Kishën Katolike
Si monark britanik, Charles kryeson Kishën e Anglisë, e cila u nda nga Kisha Katolike në 1534.
Françesku dhe Charles janë takuar dy herë më parë në 2017 dhe 2019, përpara se Charles të bëhej mbret. Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II vizitoi Françeskun në Vatikan në vitin 2014.