“Mbreti” i ardhshëm i tenisit, Alcaraz mposht Djokoviçin në finalen e Wimbledonit – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “Mbreti” i ardhshëm i tenisit, Alcaraz mposht Djokoviçin në finalen e Wimbledonit

    Insajderi
    14 July 2024 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teniseri spanjoll, Carlos Alcaraz shënoi një fitore të madhe në finalen e Wimbledonit ndaj Novak Djokoviçit.

    Alcaraz fitoi me rezultatin 3:0 në sete ndaj serbit, duke e dominuar totalisht dhe s’kishte përfunduar një finale e tillë me këtë rezultat që një kohë të gjatë, shkruan Indeksonline

    Në setin e parë Alcaraz fitoi me rezultatin 6:2, ashtu ndodhi edhe në të dytin (6:2). Kurse setin e tretë, spanjolli fitoi me rezultatin 7:6, që ishte edhe seti më i vështirë për të gjatë kësaj ndeshje.

    Ky ishte titulli i dytë rresht i Wimbledonit për teniserin nga Spanja, Carlos Alcaraz.

    21-vjeçari gjatë karrierës së tij, ka fituar: një US Open, një French Open dhe dy Wimbledona.

    Kurse titullin e Australian Open nuk ka arritur ende ta fitoj, duke u kualifikuar vetëm deri në çerekfinale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark