Mbreti Abdullah II i Jordanisë në një deklaratë është shprehur se konflikti në Gaza ka krijuar “një brez të tërë jetimësh”.
“Më shumë fëmijë kanë vdekur në Gaza sesa në të gjitha konfliktet e tjera në mbarë botën vitin e kaluar”, thuhet në deklaratë. “Nga ata që kanë mbijetuar, shumë prej tyre kanë humbur njërin ose të dy prindërit – një brez i tërë jetimësh”, raporton CNN.
Kjo deklarata është bërë pasi Mbreti Abdullah II i Jordanisë është takuar me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken të dielën në Aman, ku të dy “ranë dakord të vazhdojnë koordinimin e ngushtë për ndihmën e qëndrueshme humanitare” në Gaza, tha të dielën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Matthew Miller.
Madje, Mbreti Abdullah II paralajmëroi Blinken për “pasojat katastrofike të luftës së vazhdueshme në Gaza”, sipas një deklarate të pallatit të lëshuar pas takimit të tyre.