“Mbreti Luan” në krye të box-office në Amerikën Veriore - Insajderi
×
Kulturë

“Mbreti Luan” në krye të box-office në Amerikën Veriore

Insajderi
23 July 2019 - 15:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Mbreti Luan” ka triumfuar shumë lehtë në box-office në Amerikën Veriore në fundjavën e parë të shfaqjes në ekranin e madh, me rreth 192 milionë dollarë të ardhura, sipas shifrave përfundimtare të kompanisë së specializuar Exhibitor Relations.

Për të treguar aventurat e luanit të vogël Simba, regjisori Jon Favreau ka përdorur teknika tërësisht të reja.

Filmi është xhiruar nga një ekip i njëjtë i kameramanëve, por brenda një bote virtuale në 3D.

Ai ka kërkuar gjithashtu ndihmën e yjeve të muzikës si Beyonce për zërat e personazheve.

Filmi ka tejkaluar deri më tani gjysmë miliard dollarë të ardhura në mbarë botën.

I renditur shumë më poshtë, në vend të dytë qëndron “Spider-Man: Far From Home”, pjesa e shtatë e aventurave të njeriut merimangë me 21,2 milionë dollarë të ardhura këtë fundjavë./atsh


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark