Mbreti shqiptar i drogës në Ballkan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbreti shqiptar i drogës në Ballkan

    Insajderi
    12 May 2016 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat greke zbardhin detaje të reja për rrjetin shqiptar të trafiku të drogës. Sipas grekëve kreu i bandës është shqiptari Dhimitër P. 50 vjeç dhe jeton në Belgjikë.

    Dhimitër P. ka shtëpi në Belgjikë, Tiranë dhe Athinë, ndërsa në emrin e tij ekzistojnë edhe llogari bankare në Belgjikë, Tiranë dhe Athinë. Ai njihet me pseudonimin “Ëalter”.

    Mediat greke zbulojnë se anëtari i bandës është shqiptari Klement B dhe njihet me pseudonimin “Kelly”. Ditën e djeshme u zbulua se Klement Balili është shpallur në kërkim nga policia greke.

    Banda vepronte në Belgjikë, Holandë, Bullgari, Itali dhe Greqi.

    Mediat shkruajnë se kalimi i drogës nga Shqipëria bëhej përmes kamionëve me ilaçe, ndërsa nga viti 2013 policia italiane ka arrestuar 59 persona, njofton express.

    Dhimitri rezulton të jetë pronarë i tre shtëpive në Belgjikë Tiranë dhe Athinë  dhe njëkohësisht i janë gjendur llogari bankare në këto tre shtete. Llogari 366.000 euro në Greqi, 460,000 euro në Shqipëri, në Belgjikë 100.000 euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    15 January 2025
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark