Dy organizatat në Veri, Qeveria merr vendim radikal – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy organizatat në Veri, Qeveria merr vendim radikal

    Insajderi
    29 June 2023 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se dy formacione ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”, janë shpallur organizata terroriste nga ana e institucioneve të Kosovës.

    Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë së të enjtes.

    “Bazuar në vlerësimin e institucioneve të sigurisë, formacionet ilegale “Mbrojtja Civile” dhe komponenta e saj “Brigada e Veriut”, paraqesin kërcënim serioz dhe drejtpërdrejt në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, në veçanti duke pasur për qëllim për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

    Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga anëtarët “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq përpara dy javësh. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark