Mbrojtja e afërt e Sveçlës pengon gazetarin në kryerjen e punës, ish-ministri "çele guri gojën" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja e afërt e Sveçlës pengon gazetarin në kryerjen e punës, ish-ministri “çele guri gojën”

    Insajderi
    11 July 2025 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident ka ndodhur sot gjatë kohës sa ministri i Punëve të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, po largohej nga Kuvendi i Kosovës. Sigurimi i tij ndërhyri fizikisht për të penguar një gazetar të televizionit T7, i cili po përpiqej të bëjë një pyetje në lidhje me sigurinë kombëtare.

    Gazetari synonte të merrte një koment nga ministri Sveçla pas deklaratave të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar se kishte parandaluar një sulm të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës – një pretendim që më vonë u konfirmua edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Ndërsa po largohej, ministri Sveçla refuzoi të japë përgjigje dhe shkurt u shpreh: Presidenten Osmani pyetni.

    Ku më pas mbrojtja e tij e afërt me forcë shtyu krahun e gazetarit, i cili përveç mikrofonit nuk është parë të iu ketë afruar Sveçlës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark