Mbrojtja e Thaçit merr autorizimet edhe për dy dëshmitarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja e Thaçit merr autorizimet edhe për dy dëshmitarë

    Insajderi
    01 October 2025 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtja e Hashim Thaçit ka marrë autorizim edhe për dy dëshmitarë të tjerë dhe tashmë po presin autorizimin edhe për një dëshmitar.

    Kështu bëri të ditur avokati Luka Misetiq në seancën gjyqësore ku po dëshmon Jock Covey, ish-zëvendës i Përfaqësuesit Special të UNMIK’ut.

    Ai tha se edhe autorizimin e dëshmitarit të fundit, pritet ta marrin së shpejti.

    Gjyqtari i rastit, Charles Smith, theksoi se paraqitja e provave duhet të përfundojë deri më 14 nëntor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark