Mbrojtja e Veselit kritikon gjykatësit, thotë se po marrin kohë me pyetjet e tyre dhe po nxjerrin çështje që s’janë pjesë e lëndës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja e Veselit kritikon gjykatësit, thotë se po marrin kohë me pyetjet e tyre dhe po nxjerrin çështje që s’janë pjesë e lëndës

    Insajderi
    27 May 2024 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtja e ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli, është ballafaquar sot në seancë me trupin gjykues, për faktin e vonesës së procesit gjyqësor special.

    Avokatja Kerrie Ann Roëan, u ka thënë të pranishmëve, se njëra ndër shkaqet që ky proces gjyqësor po vijon me vonesa, është se gjyqtarët po nxjerrin pika të reja të cilat nuk janë përdorur as nga Prokuroria e Specializuar.

    Madje siç theksoi ajo, trupi gjykues po nxjerr pyetje të cilat nuk ishin parashikuar fare as nga Mbrojtja.

    ”Trupi gjykues tani merr një kohë të konsiderueshme, që është më shumë se koha që duan të gjitha ekipet e mbrojtjes së bashku. Çfarë ndodhë me pyetjet e gjykatësve është që shpesh trupi gjykues zbulon aspekte të reja, të cilat si ka përdorur Prokuroria tek provat e veta”.

    ”Trupi gjykues nxjerr dëshmi që nuk janë specifikuar përpara nga Prokuroria, dhe gjithashtu bëjnë pyetje në lidhje me aspektet që s’i ka parashikuar as mbrojtja në pyetjet e veta. Dhe ne jemi krejt të papërgatitur dhe kjo më pas ndikon tek koha që na nevojitet ne për të bërë pyetjet, në bazë të pyetjeve të gjykatësve”.

    ”Sigurisht për këtë nevojitet më shumë kohë. Do iu lutesha trupit gjykues që edhe ju të merrni parasysh kohën që ju duhet për të bërë pyetje, sidomos kur përdoren dokumente, kur trajtohen fusha të reja. Më mirë fokusohuni tek ato aspekte, që ka planifikuar paraprakisht ZPS-ja”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark