×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja kërkon nga Apeli zbutje të dënimit për korrupsion ndaj rojës së pyllit

    Insajderi
    22 July 2024 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i të akuzuarit Hajriz Kajtazi, avokati Osman Haliti kërkoi që Gjykata e Apelit ta ndryshojë vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicë sa i përket lartësisë së dënimit dhe ndaj të mbrojturit të tij të shqiptojë një dënim më i ulët.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë më 24 prill 2024  të akuzuarin Kajtazit i kishte shqiptuar dënim me një vit burgim efektiv për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pasi që i sipas aktakuzës i njëjti kishte shkaktuar dëm Agjencisë së Pyjeve të Kosovë në vlerën prej 40 mijë euro, krejt ky dëm nga prerjet ilegale e pyjeve, Betimi për Drejtësi.

    Por, ndaj vendimit të Themelores sa i përket lartësisë së dënimit, ankesë në Apel ka  parashtruar mbrojtësi e të akuzuarit Kajtazi, avokati Haliti.

    Në seancën e së hënës, avokati Haliti tha se i akuzuari Kajtazi është njëri familjarë dhe se po ta dinte se do të dënohej më 1 vit burgim efektiv nuk do të hynin në marrëveshje për pranim të fajësisë.

    Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka propozuar që lartësia e dënimit ndaj Kajtazit të jetë në suaza të dispozitave të parapara ligjore.

    Më pas kryetari i Kolegjit të gjyqtarëve të Apelit, gjykatësi Zydih Haziri njoftoi avokatin Haliti që brenda afatit do të pranojnë vendimin e kësaj gjykate.

    I akuzuari Kajtazi, në seancën e mbajtur më 23 prill në Themeloren e Mitrovicës, kishte pranuar fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 8 dhjetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Hajriz Kajtazi akuzohej se gjatë vitit 2018 në pozitën e rojës së pyllit pranë Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve – Sektori i Pylltarisë, Komuna e Mitrovicës, në terrenin “Javor – Lisaç” ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që në bazë të raportit mbi regjistrimin e dëmeve pyjore për vitin 2018 përpiluar nga komisioni i sektorit të pylltarisë, i ka shkarkuar dëm Agjencisë së Pyjeve të Kosovës nga prerjet ilegale në vëllim prej 329.64 m3, në vlerë prej 44 mijë e 415 euro.

    Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Kajtazi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark