Analisti, i cili njihet për afërsinë me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje e Qeverinë Kurti, Xhevdet Pozhari është emëruar këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Siç duket lëvdatat e tij të vazhdueshme për Vitinë morën përfundimisht sot kuptim.
Pozhari e ka konfirmuar për Nacionalen se është bërë pjesë e kabinetit të Vitisë, por duke specifikuar se është vetëm këshilltar i jashtëm. Tha se është rekrutuar si ekspert i jashtëm, duke e sqaruar se nuk paguhet nga buxhet i Kosovës.
Pas ri-emërimit të Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Pozhari i kishte kushtuar një shkrim tejet të gjatë. Mes tjerash, ai shkruante “Thjeshtë Mburrem me ty Beni”.
Thoshe se “Arben Vitia është njeri punëtor deri në vetëmohim. Mbase i vetmi që mundet të arrijë disa objektiva brenda 2 viteve të mbetura të mandatit shkaku se njeh për së afërmi gjendjen në sektorin e shëndetësisë, e jo pse kuadrot e tjerët nuk janë të aftë. Thjeshtë, në kuadër të urgjencave në sistemin e Shëndetësisë, koha është ari në plotkuptimin e fjalës”.
“Arben Vitia është edhe prototipi i aktivistit në Lëvizjen Vetëvendosje. Sukseset e tij si drejtor i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ku dorë të djathtë e kishte Astrit Deharin, bën që shumë shpejt njerëzit ta hetojnë ndryshimin në shërbimet komunale”, vijonte shkrimi i Pozharit.
Shkrimi i plotë:
Pozhari veçse ka nisur të dalë në terren bashkë me ministrin Vitia. Me të parin e shëndetësisë, Pozhari u pa në Ferizaj, në një takim me kryetarin e këtij qytetit, Agim Aliu.