Pas humbjes së Sevillas me rezultat 2-0 ndaj Athletic Bilbaos, Sergio Ramos e ndërpreu në gjysmë intervistën e tij pas ndeshjes për tu përplasur me një tifoz në tribuna.
Mbrojtësi ka mbetur i nervozuar pas përfundimit të ndeshjes.
Duke biseduar për DAZN në një intervistë pas ndeshjes, Ramos e ndërpreu atë në gjysmë për t’u konfrontuar me një tifoz.
“Mbylle gojën dhe trego pak respekt, njerëzit janë duke folur këtu. Ke pak respekt për njerëzit dhe stemën. Mbylle gojën dhe ik”, ishin fjalët e Ramos drejtuar tifozit.
Sevilla have just lost 2-0 to Athletic Club and Sergio Ramos has kicked off at his own fans giving him stick:
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) January 4, 2024
🗣️ "Respect and shut up! Go!" pic.twitter.com/O4PKDUAuQc