×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbylle gojën, po rrinë skutave, këqyrni gratë e juve” – Përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi, bëhet horë kryesuesja e AKK’së

    Insajderi
    04 June 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku kritikoi ashpër Drejtorin e Autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqa ndërkohë ndërhyri edhe deputeti i LVV-së, Driton Hyseni.

    Përplasja fillojë kur Bunjaku i përmendi rastin e përfshirjes në rrahje drejtorit Beqa.

    “Në nëntor, Selajdin Beqaj, i akuzuari që është këtu ka rrahur Shemsedin Elezin dhe po të njëjtin më 19 dhjetor e ke emëru drejtor. Me çfarë baze dhe a keni qenë në njohuri për skandalin që ka ndodhur në autoritet”, pyeti deputetja e LDK-së.

    Teksa drejtori ndërhyri derisa deputetja po fliste, ajo iu drejtua edhe më ashpër.

    “Ti mos fol se je i akuzuar, shuj. Ti rri shuj qaty. Me ty s’jam tu fol, mbylle gojën…Nuk e la me fol të akuzuarin”, tha ajo.

    “Deputete e ke hap Kutinë e Pandorës, ta kesh parasysh. Kemi me i shku deri në fund kësaj pune”, iu kundërpërgjigj Beqaj deputetes Bunjaku.

    Ajo kishte përplasje edhe me deputetin e VV’së, Driton Hysenin, pasi ai i tha se “rri skutave”.

    “Po du me shpenzu diskutimin për raportin vjetor. Mandej thellohu ti në detajet që i dëgjon qoftë kafeve, qoftë skutave që rrin ti”, tha Hyseni.

    Bunjaku i reagoi ashpër dhe i kërkoi ta tërhiqte fjalën.

    “Kush rrin skutave, çfarë po fol palidhje. A s’po të vjen marrë, a spo të vjen turp. Kërko falje edhe tërhiqe fjalën,. Qysh i thu një gruaje po rri skutave…Këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë”, tha Bunjaku.

    Bunjaku përplasje pati edhe kryesuesen e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark