Policia në aksion me zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe inspektorë komunalë, të martën kanë bastisur disa lokacione në Prizren dhe Gjakovë.
Njoftohet se gjatë këtij aksioni janë mbyllur 11 lokale nën dyshimin për aktivitet të paligjshme me lojëra fati dhe shmangie nga tatimi.
Gjithashtu janë konfiskuar edhe 62 aparate të lojërave të fatit dhe 7 shtëpiza kompjuteri. /Insajderi.com