Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur 19 kazino e bastore në rajonin e Ferizajt, në bashkëpunim me inspektorët dhe zyrtarët e doganave.
Mbyllja e tyre sipas njoftimit të policisë është bërë për shkak të dyshimeve se në ato lokale, zhvillohej veprimtari ilegale e lojërave të fatit.
Gjithashtu njoftohet se janë kontrolluar edhe 7 lokale hoteliere, që kishin punuar edhe pas orës 24, ndaj të cilëve do të ushtrohen fletëparaqitje për kundërvajtje. /Insajderi.com