×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Mbyllen katër degë të bankës Raiffeisen

    Insajderi
    04 February 2017 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër degë të një prej bankave më të mëdha në Kosovë, Raiffeisen Bank, janë mbyllur brenda pak ditëve, ndërsa banka pret që të hapë degë ë reja, por me “modele më të avancuara teknologjike”.

    Brenda pak ditëve në fund të muajit janar, Banka Raiffeisen ka mbyllur katër degë të saj, tre prej të cilave në Prishtinë, ndërsa një tjetër e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Arsyeja e mbylljes së këtyre degëve, sipas zyrtarëve të bankës, është mosproduktiviteti i mjaftueshëm i tyre dhe mungesa e potencialit biznesor në lokacionet ku ato kanë operuar.

    Iliriana Tahiraj, zyrtare për media në këtë bankë, i ka thënë Insajderit se këto degë janë mbyllur “duke i respektuar te gjitha rregulloret, përfshirë këtu paralajmërimin me kohë të klientëve dhe aprovimin  e BQK-së.”

    Por, sipas saj, punonjësit e këtyre degëve nuk kanë humbur vendin e punës.

    “Paraprakisht, janë njoftuar edhe punonjësit e bankës të cilët punojnë në këto degë dhe atyre u janë ofruar pozita të tjera të cilat kanë qenë të lira brenda Bankës”, ka sqaruar ajo.

    Derisa Tahiraj thotë se nuk parashihet mbyllje e degëve të tjera të bankës, ajo paralajmëron se do të ketë degë të reja që do të hapen në të ardhmen, porse “me modele të avancuara teknologjike”.

    Një tjetër bankë komerciale në Kosovë kohë më parë kishte mbyllur disa degë të saj, duke i kthyer ato në shërbime elektronike për qytetarët, ku transaksionet kryhen përmes bankomatëve.

    Është raportuar se gjatë 10 muajve të parë të vitit 2016 fitimi neto i bankave në vend ka qenë 65 milionë euro. Por, krahasuar me periudhën e njëjtë it paraprak profiti i bankave është më i vogël për 10.6 milionë euro.

    Një raport i BQK-së tregon se nga fillimi i vitit 2016 e deri në fund të muajit tetor të atij viti, të hyrat e bankave kanë qenë 193.5 milionë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak të hyrat e gjithë bankave në Kosovë kanë qenë 198.8 milionë euro./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark