Mbyllen lokalet për shkak të borxhit ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllen lokalet për shkak të borxhit ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore

    Insajderi
    18 July 2016 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A. Prishtinë, me asistencën e Policisë së Kosovës, ka mbyllur lokalin 10/6 në rrugën “2 Korriku” dhe lokalin 4/4 në rrugën “Ilir Konushevci.”

    Bëhet e ditur se veprimi i sotëm ka ardhur pasi që Ndërmarrja Publike Banesore i është drejtuar shfrytëzuesve të këtyre lokaleve disa herë me një numër shkresash dhe njoftimesh në lidhje me shfrytëzimin e këtyre lokaleve me qira”

    “Përkundër këtyre shkresave, shfrytëzuesit në fjalë, të cilët nuk kanë pasur kontrata me Ndërmarrjen Publike Banesore për shfrytëzimin e këtyre lokaleve me qira, as nuk i janë përgjigjur shkresave të ndërmarrjes ndonjëherë dhe as nuk kanë paguar për shfrytëzimin e tyre. Konkretisht, lokali 10/6 në rrugën “Ilir Konushevci” ka qenë në shfrytëzim që nga koha e para luftës dhe borxhi i akumular ka kaluar shifrën e 15 mijë eurove, ndërsa lokali 4/4 ka qenë në shfrytëzim që nga viti 1999 dhe borxhi i akumuluar ka kaluar shifrën e 21 mijë eurove”.

    “Rrjedhimisht, mungesa e arritjes së marrëveshjeve për shfrytëzimin e lokaleve me qira dhe akumulimi i borxheve, në bazë të “Rregullores mbi dhënien me qira të pasurive komerciale të Ndërmarrjes Publike Banesore,” ka bërë që Ndërmarrja Publike Banesore të marrë vendim për lirimin e ktyre lokaleve si dhe largimin e gjësendeve nga lokalet në fjalë”, bën të ditur kjo ndërmarrje. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark