Kanë përfunduar pjesët e para në Superligën e Kosovës në futboll.
45 minutat e parë prodhuan vetëm katër gola në javën e 34-të në elitën e futbollit kosovar.
Llapi është duke avancuar 1:0 ndaj Malishevës me golin e bukur të Ahmed Januzit.
E në epërsi të njëjtë është edhe Ballkani ndaj Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Pa gola u mbyllën pjesët e para në ndeshjet Drita-Feronikeli dhe Dukagjini Prishtina.
Kurse, pjesa e parë e ndeshjes mes Lirisë dhe Gjilanit u mbyll me rezultatin 1:1.