Në Veriun e Kosovës janë organizuar zgjedhje lokale të cilat u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve.
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00 numri i votuesve ka qenë 2.4 për qind.
Në ora 19:00 vendvotimet u mbyllën, për t’u shpallur më pas rezultatet pas numërimit të votave.
Lista Serbe që dirigjohet nga Beogradi ka bojkotuar zgjedhjet duke iu bërë thirrje serbëve lokalë që të mos marrin pjesë në votimet e 23 prillit.