Aeroporti i Hamburgut është mbyllur për pasagjerët dhe fluturimet e mbrëmjes të shtunën janë anuluar, pasi një veturë ka thyer portën e sigurimit dhe ka hyrë në ambientet e brendshme, ka raportuar agjencia gjermane e lajmeve “dpa”.
Policia ka thënë se bëhet fjalë për një burrë të armatosur që ka thyer portën me veturë dhe ka shtënë dy herë në ajër.
Policia ka njoftuar po ashtu se bashkëshortja e të dyshuarit kishte kontaktuar autoritetet më herët për mundësinë e rrëmbimit të fëmijëve.
Disa media në Gjermani kanë raportuar se burri ka pasur një fëmijë në veturë.