Është mbyllur tashmë ankandi për shitjen e fanellave të Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen ndaj Italisë, të nënshkruara nga lojtarët dhe ajo Nedim Bajramit u ble për çmimin më të lartë.
Fanella e yllit të kombëtares, Nedim Bajramit u shit në ankand për plotë 5792 euro.
Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje.
Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e sulmuesit Armando Broja, që kapi vlerën 825 euro.
Në vendin e tretë ishte fanella e Mirlind Dakut e blerë për 477 euro, ndërsa pas tij erdhën fanellat e Jasir Asanit (468 euro) dhe Kristjan Asllanit (445) euro.
Ndryshe, Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, pasi shënoi pas vetëm 23 sekondave. /Telegrafi/