Yik Yak, aplikacioni i komunikimit sekret shumë i dashur por edhe i urryer nga kampuset Universitare, nuk është më. Kompania vendosi të ndalojë operimet duke lënë shumë përdoruesit të cilët adhurojnë anonimitetin me një aplikacion më pak.
Yik Yak debutoi në 2013-ën me premtimin se njerëzit mund të komunikojnë me njëri tjetrin pa asnjë pengesë përfshirë edhe privatësinë. Përdoruesit mund të komunikonin me dikë tjetër paditur se kush është.
Dhe ky ishte tipari dallues i tij e cili e bëri shumë popullor në mesin e studentëve ku gossipi është një komoditet. Yik Yak përfitoi investime prej 70 milion dollarësh dhe arriti në një pikë ku vlerësohej me 400 milion dollar.
Lajmi për mbylljen e tij u njoftua në një postim në blog nga themeluesit Tyler Droll dhe Brooks Buffington. Katër vite ekzistencë nxitën jo pak debate sepse anonimiteti ishte kauza e shumë sulmeve kibernetike.